Vashat e UP "Hasan Prishtina" në gjysmëfinale të botërorit universitar të hendbollit
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar me fitore të vashave të "Hasan Prishtinës" ndeshja e fundit e programit të sotëm në sallën "1 Tetori" në kuadër të Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete.

Pas plot 60' minutave lojë të zhvilluara, hendbollistet e UP "Hasan Prishtina" kanë shkatërruar ato të Universitetit "Shkodra" me shifrat 68:36 , raporton KosovaPress.

Pjesa e parë e ndeshjes në sallën "1 Tetori" tregonte rezultatin 35:14 në favor të vashave "Dardane" kurse e dyta përfundoi me shifrat 33:22, po ashtu në favor të hendbollisteve të "Hasan Prishtinës".

Më e mira e ndeshjes ishte Melike Ipci e "Hasan Prishtinës" me plot 20 gola të shënuar, kurse më e dalluara  te "Shkodra" ishte Iris Armoku me plot 17 gola të realizuar.

Me këtë fitore, vashat "Dardane" prekin kuotën e dy fitoreve, dhe vazhdojnë në fazën gjysmëfinale të turneut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024