Viti 2022 prodhoi ngjarje e evenimente botërore të shumta e gjerësisht të vëzhguara e komentuara por ngjarja më e rëndësishme e vitit 2022 ishte padyshim lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila natyrshëm u shëndrrua në një luftë midis Rusisë dhe Perëndimit. Megjithëse mendohej se lufta, të cilën Rusia e quajti thjesht një "operacion special", do të përfundonte shpejt, ashtu si në Gjeorgji.
Lufta tashmë ka lënë gati një vit pas dhe të gjitha palët e përfshira drejtpërdrejt apo tërthorazi në këtë proces kanë pësuar humbje të mëdha, e duket se do të vazhdojë edhe në vitin 2023.
Mbas referendumeve për bashkim me Rusinë të mbajtura në Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson në shtator, Rusia u detyrua të tërhiqej nga Kherson dhe një pjesë e Zaporozhie.
Megjithatë, luftimet vazhdojnë përgjatë kufirit. Rusia vazhdon të organizojë sulme/operacione ajrore kundër strukturave ushtarake dhe strategjike në Ukrainë.
E pikërishtë prej kësaj lëvizje, me ardhjen e pranverës, Rusia do të jetë në gjendje të dërgojë ushtarë të rinj në front.
Por krahas kësaj për shkak edhe të avantazheve, Moska gjithashtu nuk neglizhon dhe mbështetet shumë në muajt e "dimrit" në këtë proces. Para së gjithash, ajo mendon se me gjithë mbështetjen e Perëndimit, Ukraina nuk do të mund të mbijetojë më, do të ketë probleme në fushën e energjisë dhe do të falimentojë ekonomikisht.
Kriza në fushën e energjisë shkakton reagime edhe te njerëzit, pasi ndikon keq në ekonomitë e vendeve evropiane. Prandaj, nuk do të jetë e lehtë për vendet evropiane të vazhdojnë mbështetjen e tyre financiare për Ukrainën. Nga ky këndvështrim, puna e SHBA-së është më e lehtë. Megjithatë, në SHBA, në vitin 2023 do të jenë në rend dite zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Prandaj, është e vështirë për SHBA-të të japin mbështetje të pakufizuar.
Pa dyshim, vetë Rusia është "e lodhur". Edhe pse Moska nuk përjeton një kolaps ekonomik në kundërshtim me atë që pret Perëndimi, ajo shpenzon miliarda dollarë në Ukrainë dhe gjithashtu rrit programet e ndryshme të mbështetjes sociale për të parandaluar reagimet brenda vendit. Sidoqoftë, ekzistenca e Fondit Rezervë dhe rritja e çmimeve të energjisë garantojnë që Rusia të mos përjetojë probleme të mëdha ekonomike.
Ngjarjet në Ukrainë nuk prekin vetëm dy popujt vëllezër, SHBA-në dhe BE-në.
Kriza Rusi-Ukrainë jo vetëm që rrit tensionet midis Serbisë dhe Kosovës, Kinës dhe Tajvanit, por gjithashtu ndryshon tubacionet e energjisë dhe rrugët hekurudhore, çon në bashkime të reja dhe gjithashtu shkakton probleme me drithërat në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Prandaj, të gjitha palët, përfshirë edhe SHBA-në, e cila ka mundësi të eksportojë armë dhe burime të veta energjetike dhe që padyshim ka përfituar nga të gjitha këto ngjarje, së shpejti do të përdorë më shumë fjalën “paqe”.
Pra, nga kush dhe nga çfarë varet vendosja e paqes në Ukrainë?
Për momentin, autoritetet ukrainase po kërkojnë që Rusia të tërhiqet nga i gjithë territori i humbur, përfshirë Krimenë, të paguajë dëmshpërblime lufte dhe të garantohet që të mos e sulmojë më.
Tërheqja e Rusisë nga Krimea, jo nga rajonet e reja që shtoi në territorin e saj në fund të vitit 2022, do të shkaktojë humbje të prestigjit në arenën ndërkombëtare dhe autoritetet ruse nuk do të jenë në gjendje t'ia shpjegojnë këtë popullit të tyre. Prandaj, nuk pritet që Rusia të tërhiqet nga këto vende.
Është gjithashtu e nevojshme të interpretohet deklarata e zyrtarëve rusë se ata janë të gatshëm të ulen në tryezë, dëshira e vendeve të BE-së, veçanërisht e Italisë, për të qenë ndërmjetëse dhe garantuese, si dhe mbajtja e bisedimeve në nivele të ndryshme ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Ukraina është ndoshta i vetmi vend që nuk dëshiron të ulet në tryezë në këtë fazë. Sepse autoritetet ukrainase e dinë se Rusia nuk do të heqë dorë nga asgjë që "fitoi në terren" në tryezë. Për këtë arsye, autoritetet ukrainase nuk duan të ulen në tavolinë, ata gjithashtu duan të përfshijnë më shumë Perëndimin dhe të marrin më shumë mbështetje nga Perëndimi.
Megjithatë, duket se kjo varet nga marrëveshja mes Rusisë dhe SHBA-së.
Duke pasur parasysh se Rusia nuk do të dëshirojë të bëjë një hap prapa në frontin e Ukrainës, veçanërisht në çështjen e tokës, ajo thekson se në takimet e zhvilluara/që do të zhvillohen ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së (takimi në Turqia tregon se ka disa bisedime mes palëve në nivele të ndryshme).
Në fakt, vendet shprehin mundësinë e një marrëveshjeje nga njëra anë, dhe nga ana tjetër vazhdojnë përgatitjet e tyre ushtarake.
Është gjithashtu e nevojshme të merret parasysh përfundimi i stërvitjes për ata që i janë përgjigjur thirrjes nga ushtria duke shpallur mobilizim dhe fakti që Perëndimi vazhdon të dërgojë teknologji ushtarake në Ukrainë si përgatitje për pranverën.
Çështja e Ukrainës do të mbetet në axhendë për shumë vite në vijim me dimensione të ndryshme. Sepse problemet reale do të fillojnë pas vendosjes së paqes.
Në këtë proces, Polonia, e cila është flamurtarja e palës perëndimore, do të kërkojë të drejta në perëndim të Ukrainës, e cila dikur ishte territor i saj?
Kush do të financojë rindërtimin e qyteteve të shkatërruara të Ukrainës?
A do ta pranojnë BE-ja dhe NATO-ja një “Ukraina e Re” si anëtare?
Ka dhjetëra pyetje të tjera si kjo. Ndoshta paqja në Ukrainë do të arrihet kur të gjenden përgjigjet për të gjitha këto pyetje dhe palët të bien dakord për këto çështje.