UEFA i beson gjyqtarit nga Kosova të referojë takimin e Ligës së Konferencës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
UEFA i beson gjyqtarit nga Kosova të referojë takimin e Ligës së Konferencës
New Project - 2026-07-27T143916.338
27/07/2026 - 14:41
Linku u kopjua

UEFA i ka besuar gjyqtarit ndërkombëtar nga Kosova, Visar Kastrati, drejtimin e ndeshjes SK Rapid - FC Santa Coloma, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League.

Takimi zhvillohet më 29 korrik në Weststadion të Vjenës, me fillim nga ora 20:30.

Kastrati do të asistohet nga Lumturije Muhadri dhe Bajram Kabashi, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Eridon Podvorica.

Ky është një tjetër vlerësim i rëndësishëm nga UEFA për gjyqtarët tanë dhe dëshmi e besimit në profesionalizmin dhe përgatitjen e tyre në arenën ndërkombëtare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026