Tregtarët e automjeteve thonë se më shumë vetura shiten online sesa në treg
Tregtarët në tregun e automjeteve në Prishtinë po ankohen për kushte të vështira pune. Ata po ashtu thonë ka rënë interesimi i qytetarëve për blerjen e veturave dhe se një pjesë e tyre blerjet po i kryejnë online.
Ridvan Maxhuni, tregtar i automjeteve, thotë se ka qe një muaj që ka rënë interesimi i qytetarëve për blerjen e automjeteve. Shkak për këtë ai përmend çmimet e larta dhe sipas tij më shumë ka shitje në internet sesa në treg.
Edhe tregtari tjetër Hajdar Hajrizi thotë se nuk ka shitje dhe se çmimet janë ngritur shumë.
Edhe qytetarët thonë se ka shtrenjtime dhe se me pagat aktuale vështirë se ia dalin.
Salih Sejdaj thotë për KosovaPress, se ka dalë sot në tregun e automjeteve sa për të kaluar kohën.
“Kemi ardhur vetëm të humbim kohë, ndoshta gjej diçka interesante... Janë rritur tepër shumë, pa kontroll,” tha ai.
Po ashtu Ismail Kajtazi, tha se çmimet e automjeteve janë të njëjta si në Gjermani.
“Ky është tregu evropian, sepse edhe në Munih dal në treg shpesh, veç nuk ia lëshon rrugën. Shumë janë çmimet e njëjta sa i përket tregut... ”tha Kajtazi.
Ndryshe, tregu i automjeteve në Prishtinë mbahet çdo të diele. /KosovaPress/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.