Tre zyrtarë të Fushë Kosovës dënohen me gjithsej 5 vjet burg për korrupsion
Lexohet për: 2 min.
denim
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale ndaj të akuzuarve J.T., E.G. dhe L.M-S., për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në Fushë Kosovë. J.T. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dy vjet burg, i akuzuari tjetër E.G. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dy vjet burg, ndërsa e akuzuara L.M-S. është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit burg. Po ashtu gjykata të akuzuarve iu shqipton dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për tri vjet, e cila ndalesë ekzekutohet pas mbajtjes së dënimit me burgim.

Obligohet secili i akuzuar veç e veç të paguajë shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të gjykatës dhe në emër te paushallit gjyqësor në shumë prej 150 eurosh, si dhe në emër të Fondit për kompensimin e viktimave të krimit, në shumë prej 50 eurosh ashtu që në tërësi shumën prej 200 eurosh, obligohen të paguajnë brenda 15 ditëve nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil. Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024