Tragjedi në Shqipëri, mbyten babai me dy djemtë në liqen
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në Gramsh të Shqipërisë pasditen e së premtes. Sipas policisë katër persona janë mbytur ndërsa ishin futur për t'u larë në liqen.

Ata janë identifikuar si A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , babai me dy djemtë dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç.

Në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi pak ditë më parë në plazhin e Vilë Bashtovës, ku u mbytën babai me dy djemtë e mitur.​

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024