Tottenhami në frikë, lëndimi i Maddison më serioz se sa që pritej
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

James Maddison është larguar nga grumbullimi me Kombëtaren e Anglisë për ndeshjet e radhës në kualifikimet e Euro 2024 kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Maddison, Tottenhami, përmes një komunikate zyrtare, raporton KosovaPress.

Maddison i bashkohet një liste të gjatë të lëndimeve te Tottenhami që përfshin Micky van de Ven, Richarlison, Ivan Perisic, Ben Davies dhe Manor Solomon.

Tani, gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Tottenhami po frikësohet se lëndimi në kyçin e këmbës i James Maddison është më serioz se sa që pritej.

Maddison është larguar nga grumbullimi i Anglisë me shqetësimin se ai po përballet me një kohë të gjatë jashtë fushave.

Trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou do të sqarojë më shumë situatën në konferencën e tij për media.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024