Futbollistët e Tottenham Hotspur mposhtën Newcastle United në stadiumin e tyre me rezultat 4:1 (2:0), në ndeshjen e fundit të xhiros së 16-të të kampionatit anglez.
Pasi fituan vetëm një pikë në pesë raundet e fundit dhe ranë nga vendi i parë në të pestën, lojtarët e Tottenham mposhtën bindshëm konkurrentin direkt për vendin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.Tottenham është ende i pesti në tabelë me 30 pikë, ndërsa Newcastle i shtati me 26.
Më herët sot, kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City, arriti fitore 2:1 (0:1) ndaj të sapoardhurve në Premier Ligë, Luton Town.
City është ende i katërti në tabelë, por tani ka 33 pikë, katër prapa liderit Liverpool, tri pas Arsenalit në vendin e dytë dhe dy pas Aston Villas së vendit të tretë. Luton mbeti në zonën e rënies, i 18-ti me nëntë pikë dhe tani katër pikë pas Evertonit të 17-të, i cili mposhti Chelsean 2:0 (0:0) në “Goodison Park”.
Shënues për Everton ishin Doucoure (54’) dhe Dobbin (90’+2).