Topi revolucionar gati për fundin e EURO2024, ja çfarë e bën të ndryshëm
Lexohet për: 2 min.
1
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Spanja dhe Franca takohen nesër nga ora 21:00 në Munih në ndeshjen e parë gjysmëfinale të evropianit në Gjermani.

Çifti i dytë gjysmëfinalist Holandë-Angli përballet të mërkurën nga ora 21:00 në Dortmund. Finalja do të luhet të dielën nga ora 21:00 në Berlin.

Para përfundimit të turneut, Adidas njoftoi topin e ri Fussballliebe Finale, i cili do të përdoret në gjysmëfinale dhe finale.

Në krahasim me topin Fussballliebe, i cili është luajtur në garë deri më tani, topi për fundin e turneut është vizualisht i ndryshëm. Detajet i janë shtuar tani dizajnit që u vendos për pjesën e parë të Euros për të plotësuar detajet e kuqe, ari dhe të zeza që ishin në top si ngjyrat pritëse.

Sfondi i bardhë tani është argjend dhe simbolizon ngjyrën e kupës. Vetë ngjyra është bërë dhe testuar posaçërisht në mënyrë që prodhuesi të jetë i sigurt se nuk do të ketë një shkëlqim të papranueshëm në fushë që mund të shqetësojë lojtarët.

Topi ka pësuar ndryshime edhe për sa i përket çështjeve teknike. Do të ketë teknologji të veçantë që lidhet direkt me dhomën VAR. Ai do të mbledhë të gjitha të dhënat dhe do t'i dërgojë në dhomën VAR në kohë reale. Kjo risi, e kombinuar me pozicionin e lojtarit dhe inteligjencën artificiale, do të kontribuojë në përmirësimin e teknologjisë gjysmë-automatike në prapavijë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024