Gazetari italian Sandro Sabatini ka vënë në pikëpyetje mënyrën e trajtimit të Kenan Yildiz nga tashmë ish-trajneri i Juventusit Thiago Motta në muajt e tij të fundit, duke zbuluar se trajneri vazhdimisht ka pasur një qasje provokuese ndaj lojtarit gjatë seancave stërvitore. “Ti nuk je Messi”, thuhet se i tha Motta lojtarit.
Reprezentuesi turk e filloi sezonin si një figurë kyçe në planet taktike të Motta-s, por diçka u duk se ndryshoi në javët e fundit të mandatit të trajnerit. Yildiz u la jashtë ndeshjeve vendimtare kundër Interit dhe Fiorentinës dhe madje u largua në pjesën e parë kundër Atalantës.
Pasi mungesa e empatisë së shefit italo-brazilian dhe marrëdhënia e dobët me disa anëtarë të skuadrës së “Bianconerëve” u përmendën si faktorë në shkarkimin e tij, Sabatini bëri një zbulim befasues për shkëmbimet e tensionuara që dyshohet se kanë ndodhur gjatë seancave stërvitore të Juventusit.
"Në një moment të caktuar, Yildiz u zhduk nga hierarkia e Thiago Motta-s," tha gazetari gjatë podcastit “Calcio Selvaggio”, përcjellë KosovaPress.
“Ai është një lojtar i ri që e gjeti veten duke lëvizur nga një pozicion në tjetrin, dhe në disa raste gjatë stërvitjes, Motta i tha atij: “Kush mendon se je? Nuk je Messi”.Një qëndrim i tillë mund të shpjegojë pse 20-vjeçari qëndroi në pankinë për të gjitha 90 minutat gjatë humbjes 3-0 të Juventusit ndaj Fiorentinës para pushimit për ndeshjet ndërkombëtare.
Raportet e fundit tregojnë se superagjenti Jorge Mendes po punon për të lehtësuar një largim nga “Allianz Stadium” për Yildiz, me disa gjigantë të Premier League që tregojnë interes për talentin turk.