Theret me thikë një person, policia nis hetimet
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Theret me thikë një person, policia nis hetimet
01/02/2026 - 22:05
Linku u kopjua

Një person ka mbetur i lënduar mbrëmjen e sotme në Fushë Kosovë. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për KosovaPress se sonte kanë pranuar informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Nëna Terezë”.

Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se viktima është lënduar nga një mjet i mprehtë dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

“Sot, rreth orës  20 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën " Nëna Terezë"në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një persona i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo për KosovaPress.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë, ndërsa hetimet janë në vazhdim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026