Tetë civilë vriten në një sulm raketor rus afër Kievit
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Tetë civilë u vranë në një sulm me raketa në Irpin, një qytet afër Kievit, tha kryetari i rajonit të Kievit, Oleksandr Markushin, raporton CNN.

Ai tha se rusët hapën zjarr gjatë evakuimit të civilëve nëpër urë.

“Një familje u vra. Dy fëmijë të vegjël dhe dy të rritur vdiqën para syve të mi”, shtoi ai.

Videoja, e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, tregon skena të qytetarëve duke ecur kur papritur ndodh një shpërthim i fuqishëm në një kryqëzim, raporton CNN.

“Irpin është në luftë, por nuk u dorëzua. Armiqtë rusë kanë marrë një pjesë të Irpin, por një pjesë ende reziston dhe nuk dorëzohet”, tha Markushin duke shtuar se gjithashtu se një evakuim i ri do të nisë sërish nesër në mëngjes.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024