Terroristi serb lirohet nga QKUK-ja, dërgohet në paraburgim
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

I dyshuari për sulmin terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, V.T, i cili po trajtohej në Klinikën e Ortopedisë së QKUK-së për shkak të plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit me forcat policore të Kosovës, është liruar nga kjo klinikë.

Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar drejtori i Klinikës, Gani Jashanica.

“Po, ai është liruar nga klinika jonë ku ishte duke u trajtuar”, tha Jashanica.

Pas lirimit, ai do të dërgohet në paraburgim.

Terroristi serb u plagos gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Atij i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për veprat penale “Kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës” dhe “Kryerja e veprave terroriste”.

Më 24 shtator, Serbia kishte kryer agresion në Kosovë. Një grup i armatosur dhe terrorist serb i udhëhequr nga atëherë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, e ka sulmuar policinë. Me këtë rast u vra rreshteri i policisë së Kosovës, Heroi Afrim Bunjaku dhe u plagos edhe polici Alban Rashiti.

​Tonino Picula: Serbia po i eksporton problemet e saj të pazgjidhura në fqinjësi - KosovaPress

Policia e largon edhe një autoblindë të grupit terrorist nga Banjska - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024