Tentimvrasje në Pejë, plagoset një person
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës njofton dy persona në Pejë kanë raportuar se është shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të tyre. Sipas dëshmisë, të dyshuarit ishin në një motoçikletë në lëvizje në momentin kur kanë shtënë me armë zjarri drejt viktimave, duke e lënë të lënduar njërin prej tyre.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja dhe në veturë të viktimave ka vërejtur 4 vrima që dyshohet se janë si pasojë e predhës së fishekut.

“Pas pranimit të informatës për disa të shtëna me armë zjarri njësiti policor në afërsi të vendit të ngjarjes ka takuar një veturë në të cilën ishin dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë deklaruar se në drejtim të tyre nga një motoçikletë në lëvizje, nga dy persona të panjohur është shtënë disa herë me armë zjarri.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja dhe në veturë të viktimave ka vërejtur 4 vrima që dyshohet se janë si pasojë e predhës së fishekut. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndim të lehtë. Lidhur me rastin pas konsultimit të prokurorit rasti inicohet dhe i njëjti trajtohet nga njësitë kompetente policore”, njofton Policia e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024