Tajani thotë se Kim është partneri 'më i keq i mundshëm' për Moskën
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani tha të martën se presidenti rus, Vladimir Putin po bën një gabim duke kërkuar të forcojë lidhjet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Kim ka hyrë në Rusi për bisedime me Putinin, bisedime të cilat pritet të fokusohen në një marrëveshje për furnizimin me armë të Moskës për përpjekjet e saj të luftës në Ukrainë.

“Rusia po kërkon mbështetje, duke përfshirë mbështetjen ushtarake, dhe është kthyer te partneri më i keq i mundshëm, tek Kim Jong Un”, tha Tajani për radion Rtl.(ANSA).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024