Tahiri: Anulimi i seancës i qëllimshëm për t’i ikur përgjegjësisë të skandalit Zdravo
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dështimin e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës e konsideron si veprim të qëllimshëm nga ana e mazhorancës, vetëm për t’i ikur përgjegjësisë për skandalin Zdravo.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se Kosova fal kësaj qeveri dhe kësaj mazhorance, është më e dobët në rrafshin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm.

Deputeti i AAK-së u shpreh se në pushim po shkojnë të brengosur për gjendjen për të cilën ndodhet vendi.

Gjatë kësaj konference për medie, Besnik Tahiri nga AAK konsideron se në shtator do t’i sigurojnë numrat për rrëzim të kësaj qeverie.

Edhe deputeti tjerë nga Aleanca, Bekë Berisha tha se skandali siç e quajti ai i “Zejtinit”, tregon vetëm mendësinë e Qeverisë Kurti.

Në mungesë të kuorumit seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është mbyllur, dhe kjo ngjalli pakënaqësi tek grupet parlamentare opozitare.

Kjo ishte seanca e fundit për sesionit pranveror, nga sot Kuvendi i Kosovës shkon në pushim deri në shtator.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024