Suspendohen dy zyrtarë policorë në veri të Mitrovicës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Foto Ilustrim
Foto Ilustruese
3 orë më parë
Linku u kopjua

B.B., rreshter i Policisë së Kosovës, njëherësh shef i hetimeve dhe SH.L., polic, që të dy nga stacioni policor në veri të Mitrovicës, janë suspenduar me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë Gazmend Hoxha, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it nga veriu.

Lajmi për suspendim të këtyre dy zyrtarëve policorë ka arritur sonte rreth orës 17:30 në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, përmes postës elektronike dhe i nënshkruar nga vetë drejtori Hoxha.

Zyrtarët policorë dyshohet se kanë keqtrajtuar natën në mes të premtes dhe së shtunës një qytetar serb nga veriu i Mitrovicës.

Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës kishte rekomanduar suspendimin e këtyre zyrtarëve policorë, pasi dyshohen se më 26 tetor kanë keqtrajtuar M.S., i cili kishte dëmtuar një dyqan privat.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024