Superliga e Kosovës në basketboll, dy super derbi në vikend
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Vikendi do të sjell përballje tejet interesante në Superligën e Kosovës në basketboll, të vlefshme këto për xhiron e 24 të këtij sezoni.

Këtë xhiro do ta hap të shtunën super derbi mes Trepçës dhe Pejës, ku do të jetë duel mes vendit të parë dhe atij të dytë, raporton KosovaPress.

Mitrovicasit kanë 21 fitore e dy humbje, ndërsa verdhezinjtë 17 fitore e gjashtë humbje.

Po ashtu, të shtunën do të zhvillohet edhe ndeshja mes Proton Cable Prizrenit dhe Vëllaznimit.

Ndërkaq, dita e diele do ta sjell derbin mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, ndeshje kjo që po shihet si duel direkt për vendin e tretë.

Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 14 fitore e nëntë humbje dhe është shumë i rëndësishëm para garave përfundimtare.

Xhiroja e 24 e Superligës do të mbyllet me përballjen interesante mes Bashkimit dhe Istogut. Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 15 humbje, derisa istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 22 humbje, ku fitoren e vetme e kanë ndaj prizrenasve.

E shtunë

17:00 Trepça-Peja

19:00 Proton Cable Prizreni-Vëllaznimi        

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina

19:00 Bashkimi-Istogu

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024