"Sundimi i ligjit" kap 30-vjeçarin e kërkuar për tentim vrasje në Fushë Kuqe
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Shtetit në Kurbin ka arrestuar sot shtetasin F.I. (30), banues në Fushë Kuqe Kurbin, pasi kishte qëlluar ma armë zjarri në maj 2023 në drejtim të një shtetasi tjetër në lëvizje me automjet.

30-vjeçari ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë me vendim penal datë 25 maj 2023, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" për veprat penale "Vrasje me dashje” mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve".

Më 17 maj 2023, në Fushë Kuqe, i ndaluari F. I. në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në lëvizje të drejtuar nga shtetasi A. P. 49-vjeç.

Materialet procedurale iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024