Sulmohet me granatë shtëpia e afaristit serb në veri
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të ketë qenë granatë, ka ndodhur mbrëmë pas orës 2:00 në shtëpinë e afaristit serb, Dragan Mllagjeviq, i njohur me nofkën Soni, në Zherovnicë të komunës së Zveçanit, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Mësohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Sipas të njëjtave burime, dyshohet se Mllagjeviq është sulmuar qëllimshëm për shkak të bashkëpunimit të ngushtë në biznes me shqiptarët, ndërsa së fundi përveç tjerash kishte furnizuar veriun edhe me qumësht "Vita".

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me u.d. së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, por pa sukses. /KosovaPress/

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
560
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024