Sulmi raketor rus godet rajonin Kharkivit, plagoset një person
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Të paktën një person (35-vjeçar) është plagosur pas një sulmi me raketa ruse në rajonin ukrainas të Kharkivit.

Ai është shtruar në spital me lëndime të lehta, ka thënë kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv-it, Oleg Sinegubov.

Ai është shprehur se sulmi, i cili ka ndodhur rreth orës 23:15 me kohën lokale të së shtunës, ka dëmtuar një biznes dhe ka çuar në një zjarr në shkallë të gjerë.

Diku tjetër në rajon, bombardimet masive dhe një sulm ajror kanë dëmtuar 13 ndërtesa banimi dhe ndërtesën e policisë kombëtare në qytetin e Vovchanskit, ka bërë të ditur Sinegubov, duke shtuar se nuk ka pasur viktima, shkruan CNN, përcjell KosovaPress

Sipas tij, të paktën 15 vendbanime janë vunë nën zjarrin e armikut, duke përfshirë granatimet në vendbanimet kufitare të rretheve Chuhuiv dhe Kupyansk.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024