Sulmi me raketa ndaj Polonisë, Sunak dhe Trudeau: Nevojitet hetim i plotë
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak dhe homologu i tij kanadez, Justin Trudeau folën me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky me telefon nga Indonezia më parë, sipas një zëdhënësi të Downing Street.

Të dy liderët theksuan rëndësinë e kryerjes së një "hetimi të plotë" mbi rrethanat pas raketave që goditën dje Poloninë.

Të dy shprehën gjithashtu ngushëllimet për "humbjen e tmerrshme të jetës" si rezultat i sulmeve ruse në Ukrainë gjatë natës dhe "theksuan mbështetjen e tyre të qëndrueshme" për Ukrainën, për të cilën Presidenti Volodymyr Zelensky i falënderoi ata, shkruan BBC.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024