Avokati serb, Cedomir Stojkoviq, ka publikuar dëshmi të reja të rrahjes të politikanit serb, Nikola Sanduloviq.
Stojkoviq tha se atij iu është thyer një brinjë, teka shtoi se gjendja e tij shëndetësore është e tillë sa që ka qenë i pamundur transportimi i tij drejt Beogradit.
Dëshmi të rrahjes së Sanduloviq në BIA:
Sot publikojmë raportin mjekësor të Qendrës Spitalore Klinike të Serbisë në Beograd, ku thuhet:
- se i është thyer brinja e shtatë nga rrahja në BIA;
- se gjendja e tij shëndetësore është e tillë që nuk është e mundur të transportohet nga Beogradi (në Nish, ku më vonë është ndaluar edhe pse nuk është marrë në pyetje).
Më pas ai u dënua me paraburgim të paligjshëm “për vendosjen e luleve mbi varrin e vajzës shtatëvjeçare shqiptare Brerima Jasharit” (ky është veprimi për të cilin ai akuzohej me pretendimin se në këtë mënyrë ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare nga neni 317 i Kodit Penal)
Raporti mjekësor që po e publikojmë sot është dashur të zhduket në spitalin e Burgut Qendror ku e kanë dërguar Nikolla Sandulivuqin së bashku me dokumentacionin mjekësor të spitalit civil (Qendra Klinike) që kishte me vete.
Ishte interesante të shihje këto tre ditë kush mohoi gjithçka që e gjithë kjo ka ndodhur. E kush tha se kjo rrahje ishte e sajuar, dhe kush e relativizoi gjithçka. Në media, në rrjete zyrtare, në “opozitën pro-evropiane”.
Të të gjithë lehtësisht mund të gjejmë një lidhje me krahun politik të BIA-s. Nëse nuk e keni ditur deri tani, këta janë barinjtë e Vuçiqit në Serbi.
? EVIDENCE OF THE BEATING OF SANDULOVUĆ IN BIA:
Today we publish the medical report of the Clinical Hospital Center of Serbia in Belgrade, which states:
- that Nikola Sandulović was beaten by unknown persons;
- that his seventh rib was broken from the beating in BIA;
- that… https://t.co/cfsO1ogM7H pic.twitter.com/lqWdLVkbQr— Advokat Čedomir Stojković ☘️????? (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 7, 2024