Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “De Grolsch Veste” është nikoqir i gjysmëfinales së Ligës së Kombeve mes Spanjës dhe Italisë.
Kjo do të jetë gjysmëfinalja e dytë e kësaj gare, ku Spanja dhe Italia luftojnë për biletën e fundit që siguron finalen, raporton KosovaPress.
Përballja e fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin tetor të vitit 2021, ku asokohe Spanja shënoi fitore me rezultat të ngushtë 2:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme të dy kombëtaret do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku te Spanja mungojnë Pedri dhe Dani Olmo, kurse te Italia nuk do të paraqiten Alessandro Bastoni dhe Domenico Berardi.
Spanja (4-2-3-1): Simon; Alba, Laporte, Le Normand, Navas; Merino, Rodri; Pino, Gavi, Rodrigo; Morata
Italia (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Toloi, Bonucci, Acerbi; Frattesi, Jorginho, Barella; Zaniolo, Immobile, Spinazzola