Skuadra e trofeshme italiane bie në Serie-B, rrezikon edhe falimentimin
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sampdoria ka rënë matematikisht në Serie B pas disfatës ndaj Udineses, derisa klubi vazhdon të jetë në një gjednje të rëndë ekonomike dhe me shumë telashe në organizim.

“Blucerchiatët” kishin pasur vështirësi gjatë gjithë sezonit dhe tashmë kanë rënë një kategori më poshtë kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të këtij edicioni.

Ky është një moment i trishtueshëm për klubin që fitoi titullin e kampionit në sezonin 1990-91 me yje si Gianluca Vialli, Roberto Mancini, Attilio Lombardo, Pietro Vierchoëod dhe trajnerin legjendar Vujadin Boskov.

Samp gjithashtu fitoi katër edicione të Kupës së Italisë, një Superkupë, Kupën e Fituesve të Kupave 1990 dhe arriti në finalen e Kupës Evropiane në vitin 1992, përcjellë KosovaPress.

Kjo përkoi gjithashtu me probleme serioze financiare jashtë fushës, të cilat bënë që presidenti Massimo Ferrero të largohej, por të mbetet aksioneri kryesor në klub.

Përpjekjet e bordit të drejtorëve për të shitur klubin janë bllokuar nga Ferrero dhe ka frikë të vërtetë nga tifozët se Sampdoria do të shpallet e falimentuar këtë verë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024