S’ka kuorum për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë sërish marrëveshjet ndërkombëtare. Në mungesë kuorumi, të njëjtat janë shtyrë për një seancë të ardhshme.

Fillimisht të pranishëm ishin 80 deputetë, për votimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës dhe Fondit OPEC. Por, vetëm 76 deputetë kanë votuar për këtë marrëveshje ndërkombëtare, ndërkohë që deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë pjesë fare në votim. Ndërkaq, për 10 marrëveshjet tjera ndërkombëtare nuk ka pasur kuorum të nevojshëm që të hidhen në votim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024