Situata e zjarreve në Shqipëri, Balla apel qytetarëve: Na ndihmoni të çojmë para drejtësisë përgjegjësit
Lexohet për: 2 min.
taulant ballaaa
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ju bëri thirrje qytetarëve nga foltorja e Kuvendit për një bashkëpunim më të madh në rastin e zjarreve.

Balla theksoi se qytetarët nuk duhet vetëm të njoftojnë kur bie zjarr, por edhe të ndihmojnë autoritet për vënien para përgjegjësisë të autorëve.

“Kam pasur një takim me gjykatat javën e kaluar, duhen dënime ekzemplare ndaj zjarrvënësve. Forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar deri më tani banesat e qytetarëve, por sa i takon pemëtarive të mbjella nga fermerët, kullotat e pyjet, dëmet janë shumë të mëdha”, tha Balla.

Ai kërkoi një reflektim nga i gjithë publiku dhe komunitetet, si dhe një bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, kërkohet edhe vullnetarizëm.

“Isha mbrëmë në Kavajë, ku forcat zjarrfikëse mungonin me flakët, por mungonte angazhimi vullnetar. Ndaj i kam kërkuar Bashkive që të vendosin në mbështetje të ekipeve zjarrfikëse edhe punonjës të strukturave të bashkive. Është e pamundur që 1300 zjarrfikës në shkallë vendi të përballojnë situatat e zjarreve. Duhet një solidarizim me forcat zjarrfikëse”, tha Balla./vizionplus.tv

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025