Sindikata e Policisë: Shtesat e rrezikshmërisë janë të ulëta
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sindikata e Policisë së Kosovës njofton se sa i përket propozimit të Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë, vlerësojnë se janë të ulëta dhe nuk e arsyetojnë punën dhe rrezikshmërinë në Policinë e Kosovës.

Prandaj, sipas tyre janë të pa pranueshme për secilën kategori, janë diskriminuese për të gjitha njësitë, sepse të gjithë zyrtarët policorë përballen çdo ditë me rrezik dhe kjo e dëshmon me numrin e zyrtarëve policorë që e kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Në komunikatë thuhet se Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës, pasi analizoj zhvillimet e fundit duke përfshirë edhe propozimin e Qeverisë për shtesat për rrezikshmëri, përkrahë të gjitha kërkesat e arsyeshme dhe legjitime të secilit zyrtarë policorë dhe punonjësve tjerë mbështetës të Policisë së Kosovës.

“Sindikata e Policisë së Kosovës mbron interesat e të gjithë pjesëtarëve të policisë me qëllim të përmirësimit të mirëqenies dhe kushteve për punë, këtë e bënë në mënyrë të organizuar, në konsultim dhe koordinim me anëtarësinë e vet”, thuhet në komunikatë.

Nga takimi i mbajtur, Këshilli Drejtues doli me këto kërkesa:

Shtesa për rrezikshmëri të mos mbetet më e ulët se ajo që është pranuar para hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave, që ka qenë në shtatë nivele duke filluar nga 105 euro dhe më larta 215 euro, ose me përqindje në pagën bazë duke filluar nga 25% deri në 50%.

Ndërsa për stafin civil, koeficienti të harmonizohet me vendin e punës dhe profesionet që i kryejnë.

Po ashtu thuhet se pakënaqësia te të gjithë pjesëtarët e policisë është e madhe, prandaj kërkohet që në afat sa më të shkurtë të bëhet realizimi i këtyre kërkesave dhe kërkesave paraprake me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe mirëqenies në Policinë e Kosovës.

https://kosovapress.com/admin/ja-shtesat-e-rrezikshmerise-per-policet/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024