Si votuan sot deputetët e Malit të Zi për Kosovën në KiE
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ftoi Komitetin e Ministrave që të marrë një vendim të tillë. Gjithsej 171 deputetë votuan, 131 ishin pro, 29 kundër dhe 11 abstenuan. Në mesin e atyre që votuan kundër, përveç Serbisë e Bosnjë Hercegovinës, kundër votoi edhe Maja Vukiçeviq nga Partia Popullore Demokratike pro ruse në Malin e Zi. Ndërsa dy deputetët e tjerë malazezë Boris Mugosha nga Social Demokratët votoi pro, ndërsa Vasilije Çarapiq nga Lëvizja për Evropë abstenoi.

Ky i fundit tha se Mali i Zi e ka njohur Kosovën shtet dhe se kjo nuk do të ndryshojë. “Por ashtu si Mali i Zi duhet të përmbushë kërkesat shumë kërkuese për anëtarësim në BE, ne gjithashtu presim që Kosova të përmbushë kërkesat për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në të mirë të të gjithë banorëve të Kosovës”, ka thënë Çarapiq, sipas mediave të Malit të Zi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024