Shumë sfida pa zgjidhje, Osmani takon kryetarët e komunave
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen për kërkesat e Asociacionit të Komunave të Kosovës ndaj qeverisë.

Ajo pas takimit me kryetarët e komunave, tha se kërkesat janë legjitime, si për Ligjin e financave lokale, po ashtu edhe për shtimin e buxhetit për Qendrat për Punë Sociale dhe pavarësimin financiar të viktimave të dhunës në baza gjinore.

Ndërsa, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se presidentes Osmani i kanë shfaqur vështirësitë e bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës.  Ai tha se në takim janë zotuar që bashkërisht të luftojnë dhunën në familje dhe në baza gjinore.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024