Shtrenjtohet nafta, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë paralajmëron pasoja ekonomike
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shtrenjtohet nafta, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë paralajmëron pasoja ekonomike
03/03/2026 - 13:34
Linku u kopjua

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) shpreh shqetësimin e saj lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, të cilat tashmë po reflektohen në rritjen e çmimeve të derivateve të naftës në vendin tonë.

Në reagimin e DHTIK-ut thuhet se, duke e parë se kriza po zgjerohet, rreziku i ndikimit negativ tek një numër i madh i sektorëve ekonomikë dhe i rëndimit të mëtejmë të kostos së jetesës dhe shportës së qytetarëve është i madh, transmeton KosovaPress.

“Meqenëse Kosova importon 100% të karburanteve dhe të njëjtat kanë një përdorim të gjerë në ekonomi, rritja e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostos së transportit dhe prodhimit të produkteve ushqimore dhe shërbimeve bazë, duke prekur veçanërisht sektorët më të ndjeshëm të ekonomisë”, thuhet në reagimin e DHTIK.  

Më tej thuhet se kjo situatë do të rris kostot e prodhimit për bizneset vendëse, zvogëlon konkurrueshmërinë, ulë potencialin për eksport, i cili edhe ashtu është goditur rëndë nga rritja e çmimit të energjisë dhe liberalizimit i energjisë që u bë në mënyrë të padrejtë.

“Kriza mund të ndikoj edhe në rritje të inflacionit”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë u bënë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin veprime konkrete dhe të menjëhershme, duke filluar me realizimin e një dialogu të strukturuar dhe të vazhdueshëm me komunitetin e biznesit, me qëllim identifikimin e sfidave reale dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

DHTIK propozon që të shqyrtohet mundësia e uljes ose pezullimit të përkohshëm të disa taksave për bizneset që preken më së shumti nga rritja e çmimeve, si dhe rishikimi i barrës tatimore për produktet esenciale, në mënyrë që të zbutet ndikimi tek konsumatorët dhe të mbështetet prodhimi dhe eksporti vendor.

“Dhoma është e gatshme që të ofrojë kontributin e saj në tejkalimin e kësaj situate”, thuhet në fund të reagimit të DHTIK-ut.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026