Shtrenjtohen normat e interesit për kredi, këto janë fitimet e bankave komerciale
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Bankat komerciale në vendin tonë kanë shtrenjtuar normat e interesit për kredi, njëkohësisht bankat vazhdojnë t’i rrisin edhe fitimet e tyre enorme për çdo vit.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), norma e interesit për kredi në muajin maj 2023 ka arrit në 6.5 për qind, ndërsa në muajin prill 2023 ishte 6.3 për qind.

Sipas Raportit të Sistemit Financiar për muajin maj 2023 të BQK-së, fitimi i pastër i bankave për pesë muajt e parë të vitit 2023 ka arrit 65.9 milionë euro.

Gjatë vitit 2022, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, sektori bankar ka arritur të siguroi profit të lartë financiar, 140.3 milionë euro apo rreth 23 milionë euro më shumë se në vitin 2021.

Në tregun e Kosovës operojnë 12 banka prej të cilave me pronësi të huaj janë 9.

https://kosovapress.com/admin/bkt-ja-shtrenjton-tarifat-per-sherbime-bankare-deri-ne-50-nga-1-maji/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024