Shqipëria zhvillon stërvitjen e fundit para miqësores me Arabinë Saudite
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Shqipërisë ka udhëtuar dje drejt Abu Dabit, ku edhe do ta zhvillojë miqësoren me Arabinë Saudite, ndërsa ka mbërritur dhe është akomoduar në hotel.

Me grupin në Abu Dabi janë bashkangjitur edhe pesë lojtarë të tjerë të cilët ishin të zënë me klubet e tyre, respektivisht, Ardit Toli, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati dhe Gentian Selmani.

Ndërkaq, sot nga ora 18:00, grupi i mbledhur nga trajneri Edoardo Reja ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Al Nahyan”, raporton KosovaPress.

Reja kishte mundësi që të provojë formacione dhe taktika të ndryshme në fushë, ndërsa grupi i lojtarëve është i plotë dhe pa probleme fizike.

“Kuqezinjtë” e nisën grumbullimin të shtunën e kaluar në Durrës, kurse lojtarët e ftuar për miqësoren me Arabinë Sauditë vijnë nga kampionati shqiptar, ndërsa vetëm një pjesë e vogël nga kampionatet e huaja.

Shqipëria e zhvillon miqësoren me Arabinë Saudite nesër me fillim nga ora 18:30 sipas orës lokale, ose 16:30 sipas orës shqiptare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024