Shqipëria konfirmon edhe miqësoren e tretë
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Përveç ndeshjeve kundër Italisë dhe Armenisë, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ka konfirmuar edhe miqësoren e tretë të muajit nëntor për Kombëtaren e Shqipërisë.

Shqipëria do të përballet me Italinë më 16 nëntor, kurse tre ditë më vonë zhvillon ndeshje kundër Armenisë, raporton KosovaPress.

Tani, FSHF ka bërë me dije se “kuqezinjtë” do të përballen me Katarin në Marbella të Spanjës, ku ndeshja do të zhvillohet më 9 nëntor me fillim nga ora 18:30.

Të dyja federatat kanë arritur marrëveshjen për këtë miqësore dhe kanë zyrtarizuar akordin për atë që do të jetë përballja e tretë në histori mes dy vendeve.

Takimi i parë mes Shqipërisë dhe Katarit u zhvillua në muajin maj të vitit 2012, ku asokohe “kuqezinjtë” regjistruan fitore 2:1 falë golave nga Elis Bakaj dhe Erion Bogdani.

Ndeshja e dytë u zhvillua më 22 maj të vitit 2016 në Austri, ku miqësorja përfundoi me fitore 3:1 të kombëtares shqiptare me gola të realizuar nga Arlind Ajeti, Ermir Lenjani dhe Armando Sadiku.

Pjesa më e madhe e lojtarëve që do të grumbullohen për këtë ndeshje do të jenë nga kampionati shqiptar, ashtu siç ndodhi në miqësoren me Arabinë Saudite.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024