Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin
3-Third
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin
Ferit Hoxha1234567
27/07/2026 - 22:03
Linku u kopjua

Deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se Kosova është pjesë e Serbisë, dhe të ministres së tij, Snezhana Paunoviq, për spastrimin etnik të Kosovës, u dënuan ashpër nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Në një konferencë nga Tirana me homologun e Kroacisë, shefi i diplomacisë shqiptare u ndal te kjo çështje.

“Theksuam rëndësinë e veçantë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky proces nuk mund të ndërtohet mbi revizionizmin historik, mohimin e fakteve, lartësimin e kriminelëve të luftës apo përmes retorikave nacionaliste, përçarëse dhe deklaratave të papranueshme që relativizojnë, justifikojnë ose u japin jehonë krimeve të luftës dhe politikave të dënuara si nga drejtësia ndërkombëtare, ashtu edhe nga ndërgjegjja njerëzore”, tha Hoxha.

Ministri Ferit Hoxha iu përgjigj drejtpërdrejt deklaratave të Vuçiqit për marrëveshjen ushtarake mes Tiranës, Zagrebit dhe Prishtinës.

“Çdo angazhim i yni, koordinim dypalësh, tripalësh apo më shumë nuk duhet të shqetësojë askënd e as të përdoret nga askush, në rajon apo jashtë tij, për të justifikuar militarizimin e vendit e shoqërisë e aq më pak për t’i fryrë zjarreve të rrezikshme të luftërave dhe për të rikthyer thirrjet arkaike për fitore e përkatësi territoriale. Asnjë përpjekje për të ringjallur ndasitë e së kaluarës, për të ushqyer tensione apo për të penguar proceset e pajtimit dhe bashkëpunimit nuk do të mund ta tërheqë zvarrë rajonin dhe as të cenojë të ardhmen tonë të përbashkët evropiane”, tha Hoxha, raporton Top Channel.

Marrëveshja trepalëshe e sulmuar shumë nga Serbia u komentua dhe nga ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq-Radman, i cili foli për thellim të bashkëpunimit rajonal, por edhe mes dy vendeve mike.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026