Shqipëria, destinacioni i preferuar i italianëve në këtë verë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ksamili, Saranda e Vlora kryesojnë listën e prenotimeve duke lënë pas Spanjën e Portugalinë.

Shqipëria është kthyer në destinacionin më të preferuar të italianëve për pushimet verore jashtë vendit të tyre. Lajmi është bërë i ditur nga një prej televizioneve më të mëdha në shtetin fqinj.

Televizioni La7 ka zbuluar destinacionet më të kërkuara nga italianët për verën e 2023-shit ku në vend të parë ndodhet një qytet shqiptar, Ksamili.

Sipas një klasifikimi nga Airbnb, mbi bazën e prenotimeve që janë kryer deri tani, për italianët do të jenë kryesisht pushime në det.

Këtë vit, janë 2 vende që dominojnë në renditje duke marrë pozicionet e para: Shqipëria dhe Spanja.

Shqipëria renditet në krye të klasifikimit të dhjetë destinacioneve më të kërkuara me qytete si Ksamili në vendin e parë, Saranda në vendin e tretë dhe Vlora në të katërtin. Ndërsa, Spanja ka në listë 4 prej tyre: Benidorm, Magaluf, Playa Blanca e Palma.

Sezoni turistik veror ka nisur me shifra të larta dhe parashikimet janë për një verë të mbarë. Duket se tashmë Shqipëria është futur në listën e preferencave të pushuesve evropianë duke rivalizuar denjësisht edhe me destinacionet më të rëndësishme turistike si Spanja, Greqia e Kroacia./Klan News/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024