Shpërndahen shumica e serbëve në Jarinje
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pjesa dërmuesve e serbëve në Jarinjë, tek territori i Serbisë, tashmë janë shpërndarë, derisa dhjetëra të rinj kanë mbetur duke provuar që t’i bindin policët për t’iu lejuar kalimin e kufirit dhe hyrjen në territorin e Kosovës.

Numër i shtuar i forcave policore të njësisë speciale të Serbisë, kanë arritur për t’i ndihmuar kolegët e tyre. Fillimisht është raportuar se kishte përplasje në mes atyre të cilët që ishin pro-respektimit të urdhrit të policisë serbe për t’u kthyer mbrapa dhe të tjerëve të cilët po insistojnë ta kalojnë kordonin e policisë me forcë.

Pastaj, disa protestues serbë janë përleshur me forcat policore të Serbisë afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, - në anën e territorit serb - teksa kanë protestuar si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.

Kurse, te pjesa kufitare e Kosovës janë parë edhe ushtarët amerikanë të KFOR-it.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024