Shkaku i tensioneve Rusi-Ukrainë, asistent trajneri i Dynamo Moskës largohet nga klubi
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Asistent trajneri i klubit rus Dynamo Moska Andriy Voronin e ka shkëputur kontratën e tij me klubin, dhe lajmin e ka konfirmuar vetë klubi rus.

Kjo gjë vjen si pasojë e situatës së tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë, ku ky i fundit ka bërë ndërhyrje ushtarake në disa pjesë të shtetit ukrainas, përcjell KosovaPress.

“Nuk e shoh të mundur në asnjë aspekt që të qëndrojë në një shtet ushtria e të cilit është duke shkatërruar qytetet tona dhe hap zjarr ndaj civilëve”, tha Voronin.

Voronin nuk është trajneri i parë në Rusi që lë punën e tij si pasojë e tensioneve Ukrainë-Rusi, ku edhe trajneri i Lokomotiv Moskës Markus Gisdol ka dhënë dorëheqje për arsye të agresorit rus ndaj popullit ukrainas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024