Shërbimi i kërkim-shpëtimit malor të Kosovës bënë thirrje për kujdes nga ortekët
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Shërbimi i kërkim-shpëtimit malor të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes nga ortekët, kjo pas reshjeve të fundit të borës të përcjellura me erërat e forta.

Në njoftimin e këtij shërbimi thuhet se disa pjesë në zonat malore të rajonit kanë rrezik potencial për lëshimin e orteqeve.

Njoftimi i Shërbimit:

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës

Kujdes Ortek ??

Pas reshjeve të fundit të borës të përcjellura me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë  kanë rrezik potencial për lëshimin e orteqeve.

Sidomos faqet e drejtimeve gjeografike: perëndim, veri perëndim dhe disa drejtime të tjera që kanë qenë nën ndikimim e faktorëve të lartpërmendur.

-Rreziku kryesor është në zonat mbi pyjore, por eksiton edhe rreziku në zonat pyjore dhe ndërpyjore.

-Mos skijoni jashtë shtigjeve të skijimit!

-Bjeshkatarë evitoni aktivitetet e juaja në pjerrësitë 30~45°.

-Zhvilloni aktivitetet e juaja në vende të sigurta dhe jo të ekspozuara.

-Përdorimi i pajisjeve të sigurisë për ortek është i domosdoshëm!

Për çdo urgjencë kontaktoni në numrat:

112

+38349840228

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024