Shefi i Zyrës së BE-së pritet të largohet nga Kosova, merr detyrë të re në Turqi
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shefi i Zyrës së BE-së pritet të largohet nga Kosova, merr detyrë të re në Turqi
Orav
16/03/2026 - 12:27
Linku u kopjua

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Avio Orav, pritet që së shpejti të nis një detyrë të re në Turqi.

Kështu ka bërë të ditur Matti Maasikas, sekretar i Përgjithshëm në detyrë në Shërbimin Evropian për Veprime të Jashtme (EEAS), i cili i ka shprehur falënderimet dhe urimet e tij të ngrohta Oravit, për detyrën e re në Turqi.

Në një postim në rrjetin social “X”, Maasikas ka shkruar se Orav ka bërë punë të shkëlqyer në Kosovë.

“Faleminderit Aivo Orav për punën e shkëlqyer të bërë në Kosovë! Do të mungosh shumë. Urime për detyrën tënde të re në Turqi dhe jam shumë i lumtur të vazhdoj të punojmë së bashku – ashtu si kemi bërë gjatë dekadave në role të ndryshme”, ka shkruar Maasikas. Aivo Orav kishte marrë detyrën e tij si drejtues i Zyrës së BE-së në Kosovë më 2 shtator 2024. Para Orav në Kosovë kishte shërbyer Thomas Szunyog.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026