SHBA jep mbi një miliard dollarë ndihmë për ushtrinë ukrainase
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ushtria ukrainase qëllon në një grup pajisjesh ruse nga një obus amerikan M777, pranë vijës së frontit të rajonit të Donjeckut. 6 qershor 2022. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin 1.1 miliard dollarë ndihmë ushtarake shtesë prej për Ukrainën.

Në këtë paketë përfshihet financimi i 18 sistemeve të avancuara raketore dhe armë të tjera për të luftuar dronët, njoftoi Shtëpia e Bardhë më 28 shtator.

Paketa synon të ndihmojë Ukrainën që të sigurojë nevojat e saj afatgjata të mbrojtjes dhe financohet nga Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI), një program i veçantë i autorizuar nga kongresi që financon blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake.

Paketa e re "përfaqëson një investim shumëvjeçar në aftësitë kritike për të ndërtuar qëndrueshmëri të Forcave të Armatosura të Ukrainës", derisa ato vazhdojnë të luftojnë kundër ushtrisë pushtuese ruse, tha Pentagoni në një deklaratë.

Paketa përfshin financimin e 18 HIMARS-ëve, të cilat janë sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë dhe 12 sistemeve Titan, të cilat përdoren për të luftuar dronët.

Pentagoni dhe udhëheqësit ushtarakë ukrainas thonë se HIMARS-ët kanë qenë çelësi për sukseset e fundit të Ukrainës në fushëbetejë.

Sistemet Titan do të vendosen kundër dronëve të prodhuar nga Irani, që forcat ruse kanë filluar t’i përdorin për të shënjestruar forcat ukrainase.

Më 14 shtator, ushtria ukrainase publikoi imazhe që të një droni të Iranit, i njohur me emrin Shahed-136. Ukraina tha se për herë të parë ka hasur në një dron vetëvrasës iranian, që është përdorur nga Rusia në fushëbetejë.

Në korrik, inteligjenca amerikane paralajmëroi se Irani po planifikonte të dërgonte qindra dronë në Rusi për t’i përdorur në luftën në Ukrainë.

Irani fillimisht kishte mohuar akuzat, por kreu i Gardës Revolucionare Islamike së fundmi është mburrur se shteti i tij po armatos fuqitë kryesore botërore.

/REL/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024