Presidenti rus Vladimir Putin e ka vënë veten në një luftë që nuk mund ta fitojë dhe kjo e vendos atë në një vend shumë të rrezikshëm, tha sot senatori amerikan Marco Rubio.
Rubio, një republikan nga Florida, tha për CNN se Putin është angazhuar në një luftë që nuk mund ta fitojë.Rubio i bëri thirrje gjithashtu administratës së presidentit amerikan Joe Biden që të ndalojë të gjithë naftën ruse në Shtetet e Bashkuara, një veprim që ka mbështetje dypartiake.
"Fakti që njerëzit besojnë se mos blerja e naftës nga Rusia do të rriste çmimet tona të gazit është në fakt shumë shqetësues sepse kjo dëshmon se Putin ka fuqinë mbi Amerikën për të rritur çmimet tona të gazit sa herë që ai dëshiron. Kështu që ne nuk duhet ta lejojmë këtë. Ne nuk duhet të lejojmë Vladimir Putin të ketë fuqinë në asnjë moment për të rritur çmimet e gazit për amerikanët duke na ndërprerë në një moment tani ose në të ardhmen," tha Rubio.