Sekuestrohen rreth 3 mijë euro fals, kapet një person në Prishtinë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
arrestim
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit kanë arrestuar sot një person të dyshuar për falsifikim parash.

Personi u arrestua vetëm pak minuta pasi policia mori informatën se i njëjti ka tentuar të kryente një pagesë me para të falsifikuara.

Në momentin e arrestimit personi i dyshuar ishte në një taksi  - pasagjer, ku dhe ka tentuar të fshehë paratë e falsifikuara, rreth 3 mijë euro në kartëmonedha prej 200 eurosh, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar nga ana e policisë.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth rastit, ndërkohë që personi i dyshuar është dërguar në mbajtje, raporton KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025