Policia e Kosovës dhe Dogana në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në zonën kufitare Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, me ç’rast janë sekuestruar 20 mijë euro mall i dyshuar si kontrabandë.
Sipas njoftimit, më 23 shkurt 2024, pas pranimit të një informate se një automjet VW-T5 (furgon) i bardhë me targa vendore dyshohet se është i ngarkuar me mallra të kontrabanduar, ku në bashkëpunim me Stacionin për mbikëqyrje kufitare Hani Elezit është identifikuar automjeti i dyshuar, ku drejtuesi ishte larguar nga automjeti.
Më tej në komunikatë thuhet se lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në Terminalin doganor për procedura të mëtejme ligjore.