Zyrtarët gjermanë sekuestruan asete nga një jaht i ankoruar në Hamburg, në pronësi të një oligarku rus, i dyshuar për anashkalimin e sanksioneve të vendosura për shkak të luftës se Kremlinit kundër Ukrainës.
“Bastisja u krye dje nga zyrtarë që vepronin për Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Frankfurtit dhe Zyrën Federale të Policisë Kriminale (BKA) në portin e Hamburgut”, tha një zëdhënës i zyrës së prokurorisë.
Pas një kontrolli fillestar në anije më 3 maj, Prokuroria e Përgjithshme dhe BKA-ja njoftuan se një sipërmarrës nga Federata Ruse po hetohej me dyshimin për shkelje të ligjit për tregtinë e jashtme dhe pagesat.
Ata thanë se anija ishte kontrolluar posaçërisht për vepra arti të shtrenjta ose sende të tjera me vlerë.
“Biznesmeni dyshohet se ka shkelur detyrimet e deklarimit të pasurive kriminale ndaj Bundesbank-ut Gjerman dhe Zyrës Federale të Ekonomisë dhe Kontrollit të Eksportit pasi u vendos në listën e sanksioneve të BE-së”, thuhet në deklaratë./ATSh.