Sekretari i OBD-së ofron mbështetje për avancimin Doganës së Kosovës
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në ditën e dytë të vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OBD-së, Kunio Mikuriya është takuar me drejtorin e përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.

Drejtori Llugaliu theksoi se: “Dogana e Kosovë është mirënjohëse me përkrahjen që na është dhënë në anëtarësimin tonë në ODB. Dogana e Kosovës përmes qasjes që kemi pasur ne OBD dhe përkrahjes së drejtpërdrejtë kemi përfituar me avancimin e praktikave me të mira”.

Gjithashtu LLugaliu njoftoi sekretarin lidhur me përmirësim e rezultateve në të hyra, avancimet në fushën e mbrojtjes së shoqërisë dhe avancimin e sistemit të lehtësirave tregtare.

Nga ana tjetër sekretarit i Përgjithshëm të OBD-së, Kunio Mikuriya theksoi se: “Jam i lumtur me ju pasi  arritur shumë përparim shume këto vitet e fundit dhe ne do te jemi afër juve që të ju ofrojmë përkrahje tonë në të gjitha fushat. Isha mjaft i impresionuar nga vizita dje, e sidomos nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit të kufirit e cila udhëhiqet nga Dogana ne mënyre përkryer. Jam krenar me ju sepse keni arritur shume si një organizate e re”.

Në njoftimin e Doganës thuhet se stafi i doganës prezentë patë gjithashtu mundësin të diskutoi direkt me Sekretarit të Përgjithshëm të OBD-së lidhur me çështjet e ndryshme doganore.

Drejtori i Përgjithshëm së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm kanë vizituar ambientet e punës në Doganën e Kosovës. Derisa pasdite do të vizitojnë edhe pikën kalimi kufitare të Vërmicës.

https://kosovapress.com/admin/mikuriya-deshirojme-me-pare-ekonomine-kosovare-ne-nje-tregti-me-globale/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024