Së shpejti libri me argumente: “Bllaca ’99 – përjetimet e të dëbuarve me dhunë nga forcat serbe”
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shoqata për pengimin e largimit të rinisë nga Kosova, z. Jahja Lluka është duke përgatitur librin me Argumente “Bllaca ’99 – Përjetimet e të dëbuarve me dhunë nga forcat serbe”, i cili do të promovohet me rastin e shënimit te 25-vjetorit të kësaj ngjarje të hidhur që përjetoi populli shqiptarë në vitin 1999.

Libri do të pasqyroi rrëfimet e përjetuesve që kaluan nëpër Fushëgropën e Bllacës, apo siç e quanin mediat në atë kohë “Ferri i Bllacës”, përshkrimi i shumë ngjarjeve që përjetuan të dëbuarit në atë kohë, rrëfimet e disa gazetarëve vendor që patën fatin të jenë pjesë e këtij holokausti, rrëfimet e disa gazetarëve dhe personave shqiptar nga Maqedonia që ndihmuan popullatën e zhvendosur në fushëgropën e Bllacës, rrëfimet e disa shoqatave dhe organizatave humanitare që u dolën në ndihmë popullit të shumëvuajtur shqiptarë në atë vend e kohë, si dhe recensione nga historian e përjetues të asaj ngjarje tragjike...

Libri do të jetë i ilustruar me fotografi të kohës, i punuar profesionalisht nga ekipi redaktorial me një dizajn sipas kërkesave autoriale.

Kërkesa për dërgimin e rrëfimeve të përjetuesve është bërë kohë më parë dhe vazhdon kërkesa e jonë. Adresa ku duhet të dërgoni rrëfimet: [email protected]

Me respekt

Stafi redaktorial

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024