Saranda vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike për turistët e huaj.
Tregues për këtë fakt janë dhe rezervimet që kanë bërë kroçerat në portin e Sarandës, ku për vitin 2024 parashikohet të vijnë një numër i lartë i tyre.
Sipas tij, ardhja e turistëve të huaj me këto kroçera ka një impakt mjaft pozitiv në ekonominë e vendit dhe veçanërisht të Sarandës dhe qyteteve pranë saj.
“Porti Detar, Komisariati i Policisë Kufitare, Kapiteneria dhe Dogana Sarandç kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit të ri turistik. Nga Saranda drejt Korfuzit është shtuar numri trageteve dhe linjave, ku janë dhe dy kompani të reja që do të operojnë këtë vit”, tha Qendro.
Vitin e kaluar kroçerat mbërritën në portin e Sarandës deri në muajin nëntor, ku turistë të kombësive të ndryshme, angleze, kanadeze, holandeze vizituan qytetin e lashtë të Butrintit, Gjirokastrën dhe sitet e tjera arkeologjike rreth Sarandës, shkruan ATSh, transmeton KosovaPress.
Qyteti i Sarandës njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Përveç diellit e plazhit, Saranda veçohet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.