Rusia po terrorizon të gjithë botën përball qasjes së butë të shteteve perëndimore karshi saj. Një ndikim të madh me propagandë ajo ka edhe në Serbi, Bosnje, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri e Kosovë. Kurse, Kisha Ortodokse është pika e fortë e Rusisë, të cilën po e shfrytëzon për 't'i futur duart' në politikën e Ballkanit.
Kështu u tha në konferencën "Ndikimi rus në Ballkan - Kriza e Ukrainës", që u mbajt sot në Prishtinë. Aty u tha po ashtu se Rusia është e interesuar në krijimin e tensioneve, në ndërprerjen e kohezionit social dhe në krijimin e mosbesim në institucione dhe në demokraci."NATO-ja na mbron neve, është mirë që jemi larg Rusisë. NATO na mbron nga Rusia. Dje kemi marrë një sulm kibernetik nga Rusia, sipas hakerëve tonë. Dhe jeta ka ndaluar dje thënë figurativisht në Mal të Zi. Nuk mund të më jepnin një kupton fiskal për shkak të atij sulmi. Është e frikshme çfarë po bën Rusia. Kur flitet për kërcënimet e sigurisë që po ndodhin në Kosovë, është e frikshme që diçka e tillë sikurse lufta në Ukrainë, mund të ndodh dhe këtu... Ne jemi shumë të ndikuar nga propaganda ruse. Kisha Ortodokse është kryesorja që Rusia e shfrytëzon për 't'i futur duart' në politikën e Ballkanit. Ata janë të interesuar në krijimin e tensioneve, dhe janë fokusuar gjithashtu në ndërpretjen e kohezionit social dhe të krijojnë mosbesim në institucione dhe në demokraci, dhe ia kanë dal shumë mirë”, tha ai.
Ai shtoi se ka qytetarë që ndihen të tradhtuar me qasjen e perëndimit karshi Putinit e Vuçiqit.
Gazetarja nga Ukraina, Daria Mescheriakova tha se Rusia si shtet terrorist po terrorizon gjithë botën. Derisa shtoi se propaganda ruse po e bën punën e saj.
"Rusia dëshiron të shkatërrojë popullatën jo vetëm vendin (Ukrainën). Agjenda e Rusisë është që të insistojë që të dy palët janë fajtore duke thënë se 'kjo është një çmenduri që po bëhet nga të dy palët'... Kjo është një narrativë e re ruse... Rusia ka investuar shumë para vitet e kaluara, sidomos në politikanët e djathtë në mbarë botën. Të gjithë ata thonë se nëse ndalojnë furnizimet e Rusisë, atëherë gjithçka do të ndalet. Ata investojnë shumë para në agjendën e tyre edhe këtu në Ballkan, sepse ata dëshirojnë që bota të destabilizohet, që të mjellin dyshime. Ky është synimi i tyre, që njerëzit të dyshojnë. Ata synojnë që të bindjen botën se është faji i Ukrainës. Tash Putini ka nevojë për dialog sepse nuk ka kapacitete për kundërofensivë", tha ajo.
Ai shton se në propagandën ruse thuhet se Ukraina nuk është një vend i vërtetë, mirëpo sipas tij, kjo dihet se është dezinformatë.
Më tej ai thotë se edhe në Austri shumica janë pro rus si në Serbi.
Ruslan Trad, studiues i Sigurisë bëri një krahasim të dezinformatave ruse në Siri, Ukrainë dhe Ballkan.
Ai tha se në Bullgari janë gjetur 700 ëeb faqe që kanë shpërndarë pika të bisedimeve se lufta në Ukrainë është veç një operacion.
Më tej, ai thotë se në Bullgari nuk kanë fushata konkrete për t'iu kundërvënë propagandës as në nivel vendor, sepse nuk kanë faqe që bëjnë verifikim e fakteve.