Rriten çmimet, rëndohet jeta e familjeve me të ardhura me pagë minimale dhe sociale
Lexohet për: 4 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Jeta është bërë ende më e vështirë për të mbijetuar për familjet në vendin tonë me të ardhur nga kategoritë sociale dhe me një pagë minimale, për shkak të rritjes së çmimeve për produktet bazike. Familjet me të ardhura minimale, dhe ato me të ardhura sociale nuk arrijnë të përballojnë shpenzimet mujore për konsum. Madje, shpesh herë detyrohen të futen edhe në borxhe, vetëm të sigurojnë ushqim për familjarët.

Kështu, rrëfen për KosovaPress qytetari, Bajram Musliu i cili jeton me gruan dhe katër fëmijët e tij, për çfarë thotë se e ka të pamundur që me 250 euro në muaj të ia dalë që t’i ushqejë dhe mbulojë shpenzimet për anëtarët e familjes. Paga minimale aktualisht në Kosovë për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeçare është ende 170 euro. Të punësuarit e moshës nën 35 vjet do të marrin pagën minimale në vlerë prej 130 euro.

Musliu derisa kërkon nga qeveria që të rrisë pagën minimale dhe të ardhurat për kategori sociale thekson se nga çmimet e larta që vazhdimisht janë në rritje, rrallë ja dalin të ushqehen me produkte të shëndetshme.

48-vjeçari nga Prishtina, i cili nuk është në gjendje të mirë shëndetësore të punojë, dhe gjitha të ardhurat i siguron nga një pension invalidor dhe social, derisa ankohet për çmimet e larta, konsideron se shteti duhet t’i rrisë këto ndihma. Ai shton se gjitha paratë po ju shkojnë në barna, dhe siç shton ai e ka të vështirë të blejë produkte të shëndetshme për fëmijët.

Në pamundësi të sigurojë ushqim për fëmijët, Musliu tregon një rast kur i është sëmurë vajza si shkak i urisë, derisa shton, se e njëjta nuk kishte mundësi të vazhdojë mësimin.

Se shteti duhet të ndërmarrë veprime konkrete për t’i dalë në ndihmë qytetarëve krahas inflacionit, e thonë edhe njohës të ekonomisë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna konsideron se institucionet e vendit duhet të ndërmarrin masa efikase në mënyrë që t’ua lehtësojnë barrën qytetarëve karshi luftimit të inflacionit tek produktet e konsumit.

Rafuna duke folur për çmimet e larta, thotë se një shportë me ushqime për familjen e cila është blerë 500 euro në vitin e kaluar, këtë vit nuk mund të blihet me 700 euro.

Se qeveria duhet të rrisë pagat krahas çmimeve të larta, e thotë edhe njohësi ekonomik, Mustafë Kadriaj. Sipas tij, qeveria po ashtu duhet të krijojë reforma sa i përket të hyrave tek bizneset, në këtë drejtim siç tha ai, institucionet përgjegjëse duhet të fokusohen tek pjesa e doganës.

Në raportin e fundit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1. 8 për qind në muajin janar 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni mujor ishte 0.3 për qind në muajin janar 2024.

Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,3% në muajin janar 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: perime (3,7%); qumësht, djathë dhe vezë (1,3%); si dhe bukë dhe drithëra (0,9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4% në IHÇK./E. Krasniqi

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024